RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kurti: S’ka mirëbesim në dialog pa dorëzimin e Radoiçiqit dhe grupit të tij
🇽🇰 Kosova

Kurti: S’ka mirëbesim në dialog pa dorëzimin e Radoiçiqit dhe grupit të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përsëritur se nuk ka mirëbesim në dialogun me Serbinë për normalizim derisa nuk dorëzohet Milan Radoiçiqi dhe grupi i tij që kryen sulmin në Banjskë më 24 shtato

nga RTV21 Portal28 qershor 202428 qershor 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përsëritur se nuk ka mirëbesim në dialogun me Serbinë për normalizim derisa nuk dorëzohet Milan Radoiçiqi dhe grupi i tij që kryen sulmin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Në mbledhjen e Qeverisë e cila u mbajt të premten, teksa u adresua për takimin e dështuar në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Kurti ka thënë se Radoiçiqi po vazhdon të mbrohet nga shteti i Serbisë.

“Të mërkurën u mbajt takimi i radhës i nivelit të lartë në Bruksel. Ishte takimi i parë i nivelit të lartë pas sulmit terrorist në Banjskë me organizimin dhe financim të shtetit të Serbisë. Pas nëntë muajve nga sulmi, kryeterroristi Radoiçiq është i lirë dhe mbrohet nga Serbia. Ne nuk mund ta ngjallim heroin tonë Afrim Bunjaku, por Serbia mund ta dorëzojë grupin paramilitar serb me kryeterroristin Radoiçiq që të përballen me drejtësinë në Kosovë. 39 nga 47 të identifikuar për sulmin ndodhen në listën e kërkimit ndërkombëtar të INTERPOL-it. Për sa kohë Radoiçiqi dhe grupi i tij enden të lirë në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka shtuar se mirëbesimi në dialog është humbur edhe me letrën e ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq që e kishte dërguar në shërbimin e jashtëm të Bashkimit Evropian më 13 dhjetor të vitit të kaluar.

“Ne kemi pranuar marrëveshjen dhe kemi kërkuar nënshkrim dhe deponim në organizatat ndërkombëtare. Mirëbesimi në dialog është humbur edhe me letrën që Bërnabiq e dërgoi më 13 dhjetor te shërbimi i jashtëm në BE pasi e lexoi para 27 liderëve të vendeve anëtare. E ajo letër thotë se Serbia nuk e konsideron dhe nuk do ta respektojë marrëveshjen e Brukselit. Andaj, ajo letër duhet të tërhiqet. Ajo letër dhe marrëveshja e arritur në Bruksel janë në kundërthënie me njëra-tjetrën. Marrëveshja duhet të nënshkruhet që të ketë zbatim”, ka shtuar tutje Kurti.

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
LAJMI TJETËR →
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

Lexo edhe

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

1 min më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

2 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

2 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

3 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

4 orë më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

55 min më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

2 orë më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

4 orë më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

5 orë më parë