RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Kurti: Pushtetarët janë të interesuar në hajni dhe jo për punë

Kurti për Ditën e Punëtorëve Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në Ditën e Punëtorëve deklaroi se në Kosovë ka shumë të papunë e shumë punëtorë janë të keqpaguar e të keqtrajtuar. Në një p

nga Kaltrina Berila1 maj 20191 maj 2019

Kurti për Ditën e Punëtorëve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në Ditën e Punëtorëve deklaroi se në Kosovë ka shumë të papunë e shumë punëtorë janë të keqpaguar e të keqtrajtuar.

Në një postim në Facebook, ai tha se Kosova nuk bëhet pa punë andaj na duhen punëtorët, për të zhvilluar e ndërtuar Kosovën, sepse siç thotë ai çdo e ardhme tjetër do të ishte e shkretë.

Kurti tha se krerët e institucioneve nuk janë të interesuar në zhvillim e punë, por në hajni, prandaj ata pasurohen, e shumica ngel pa punë, apo me punë të keqe në një vend të pazhvilluar.

I pari i VV-së pohoi se punëtorët dhe sindikalistët kanë dhënë shumë për Kosovën.

“Punëtorët dhe sindikalistët kanë dhënë shumë për vendin tonë, një rast i theksuar është ai i heroit të kombit, Hamëz Jasharit, i cili ka qenë anëtar i kryesisë së Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Industrisë së Metaleve. Edhe shumë prej heronjve e dëshmorëve tanë të tjerë ndër dekada kanë qenë ja punëtorë, ja studentë. Ashtu si ish luftëtarët, të cilët 20 vite pas luftës e shohin ëndrrën e tyre teksa keqpërdoret, edhe ish punëtorët e fabrikave të dikurshme e shohin me dëshpërim papunësinë e madhe që ka kapluar Kosovën sot”, ka shkruar ai.

Kurti u shpreh se do të kishte dashur që sot të fliste për të drejtat dhe mirëqenien e punëtorëve, por ai pyet sa është e mundur kjo në kushtet kur çdo i dyti është i papunë? “Sidomos gratë e të rinjtë në përqindje dërrmuese janë pa një vend pune”, u shpreh ai.

Kreu i VV-së tutje gjendjen në Kosovë e quajti paradoks, pasi që sipas tij, nga njëra anë vendi është i pazhvilluar dhe i parregulluar e ka nevojë për shumë punë që të ndërtohet, e, nga ana tjetër, Kurti tha se papunësia ka prekur majat, dhe ata pak që punojnë trajtohen keq, pa kushte të punës së dinjitetshme e me rroga të cilat nuk mjaftojnë për të siguruar jetën?

“I vetmi shpjegim i qëndrueshëm, është ky: krerët e institucioneve nuk janë të interesuar në zhvillim e punë, por në hajni, prandaj ata pasurohen, e shumica ngel pa punë, apo me punë të keqe në një vend të pazhvilluar. T’i kthehemi punës, është e mundshme. T’i përmirësojmë kushtet tona të përbashkëta, e ato vetjake, po ashtu është e mundshme. Por duhet t’i kthehemi prodhimit dhe investimeve që gjenerojnë punësim, dhe politika duhet të ndalë së qeni biznes, dhe shteti duhet të ndalë së pasuri biznese të oborrit qeveritar që kujdestarojnë mbi tenderët publikë”, shkroi Kurti.

Albin Kurti u shpreh se papunësia e qytetarëve tanë nuk është fatkeqësi natyrore, nuk është as pasojë e historisë dhe as nuk e ka kulturën për shkak.

“Populli ynë është punëtor dhe duarartë, i njohim e i dimë gratë e burrat tanë se sa mirë punojnë në vendet ku mërgojnë. Në këtë ditë të Një Majit, ka ardhur koha ta mendojmë seriozisht Alternativën e VETËVENDOSJE!-s për kthimin e punës dhe të punëtorëve në Kosovë. Revitalizimi i Trepçës dhe i industrive, zhvillim i mençur i infrastrukturës duke ruajtur mjedisin, sundim i ligjit dhe luftim i korrupsionit, Fond Sovran dhe Bankë Zhvillimore, drejtim dhe ndihmë për investimin privat që merret me prodhim. E duke mos harruar punëtorët e së ardhmes, favorizim i teknologjisë informatike/kibernetike, për ta bërë rininë e talentuar të Kosovës pjesë të zhvillimit tonë”, u shpreh i pari i VV-së.

Ai në fund tha se Kosova ka shumë nevoja dhe defekte, prandaj ka mundësi për shumë vende pune. “Më 1 Maj 2019 jemi shumë të papunë e shumë punëtorë të keqpaguar e të keqtrajtuar. Ta ndryshojmë situatën, të bëhemi të gjithë punëtorë, që punësimi e pagat e mirëqenia për të gjithë të rritet!”, tha Kurti.

1 Maji lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës. Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1885 me këtë përmbajtje: “8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.

Kremtimi i 1 Majit lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme, e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më  1 maj 1886./21Media

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
LAJMI TJETËR →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

Lexo edhe

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 min më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

1 min më parë
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

1 min më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

37 min më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

2 orë më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

2 orë më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

2 orë më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

2 orë më parë