RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kurti: Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, spastrim i ftohtë etnik
🇽🇰 Kosova

Kurti: Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, spastrim i ftohtë etnik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen solemne të ekspozitës kolektive “Ngjyrat e Luginës”, e cila është organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar sot. Kurti e konsideroi

nga Gentrita Xhemajli25 qershor 202525 qershor 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen solemne të ekspozitës kolektive “Ngjyrat e Luginës”, e cila është organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar sot.

Kurti e konsideroi ekspozitën si një rrëfim artistik të thellë për realitetin e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, deri sa theksoi padrejtësitë që përjetojnë ata në jetën e përditshme.

“Imagjinata në tablo nuk bën kompromis me heshtjen. Ngjyrat e Luginës, ekspozitë që rrahë me ritmin e ekzistencës dhe nuk mbulohet nga statistikat e padrejtësisë. Në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, shqiptarët jetojnë çdo ditë në përballje me diskriminimin dhe shtypjen dhe shfrytëzimin dhe përjashtimin nga institucionet, e sidomos me atë që njihet si pasivizim i adresave, apo spastrim i ftohtë etnik nëpërmjet metodave burokratike e administrative”, u shpreh Kurti.

Tutje ai tha se tani Kosova nuk është më vështruese e kësaj padrejtësie, dhe se me vendimet e saj është përherë pranë jush, gjithnjë e më afër jush dhe praninë do ta rrisim nga viti në vit.

“Nëpërmjet kësaj ekspozite, e gjithë Kosova e ndjen Luginën më afër. Ju keni sjellë këtu copëza jete Lugine, që vetëm thellësia e imagjinatës dhe gjerësia e përvojës suaj i ka ndjerë. Ju faleminderit që e sollët atë këtu edhe në këtë formë estetike! Ju faleminderit që nuk pushoni së krijuari e së angazhuari! Dhe, mbi të gjitha, faleminderit që nuk shkëputeni nga përkatësia!”, tha Kurti.

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
LAJMI TJETËR →
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

Lexo edhe

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 min më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

1 min më parë
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

1 min më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

31 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

2 orë më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

2 orë më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

2 orë më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

2 orë më parë