RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Më 15 mars heqim taksën, presim nga Serbia të dëshmohet

“Masat tona janë normale për një shtet normal” Kryeministri Albin Kurti duke iu përgjigjur Daut Haradinajt, të AAK-së, ka thënë se me heqjen e tarifës 100 përqind, ai po bën një hap të gjestit të mirë

nga Kaltrina Berila2 mars 20202 mars 2020

“Masat tona janë normale për një shtet normal”

Kryeministri Albin Kurti duke iu përgjigjur Daut Haradinajt, të AAK-së, ka thënë se me heqjen e tarifës 100 përqind, ai po bën një hap të gjestit të mirë dhe tash Serbia duhet dëshmuar.

Kurti ka thënë se propozuan të heqin tarifat për lëndën e parë, pasi këtë po e kërkojnë prodhuesit.

“Qeveria e Kosovës të shpreh si gjest të vullnetit të mirë, pikërisht atë që po e kërkoj prodhuesit vendor, t’i heqim tarifat për lëndën e parë që po e kërkojnë. Nga dhjetëra mijëra kode doganore që Dogana e Kosovës po i nxjerrin si kode doganuar të lëndës së parë. Tjetra unë po e bëj një hap të gjestit të mirë, Serbia duhet dëshmuar”, tha ai

Duke folur për shtetet e QUINT-it, tha se më 13 gusht të vitit 2019, ato shtete kanë kërkuar të pezullohet tarifa dhe jo të hiqet. Gjithashtu, tha se në atë kohë i kanë bërë thirrje Serbisë të ndalojë fushatën për ç’njohje të Kosovës.

“Po e bëjmë me 15 mars heqjen e tarifës 100 përqind për lëndën e parë, presim nga Serbia të dëshmohet për këtë…masat tona janë normale për një shtet normal. Ne duhet të normalizojmë vetën tonë para se të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Ne duhet të jemi një shtet normal”, tha ai

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shtoi se presidenti, Hashim Thaçi nuk ka autorizim për të nënshkruar marrëveshje me Serbinë.

“Presidenti aktual i Kosovës nuk ka autorizim për të nënshkruar marrëveshje dhe nuk ka fuqi implementuese për të nënshkruar atë”, tha ai.

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
LAJMI TJETËR →
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

Lexo edhe

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

1 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

2 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

2 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

3 orë më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

4 orë më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

26 min më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

2 orë më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

4 orë më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

4 orë më parë