RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kurti këmbëngulë, Haxhiu krye-kuvendare me votë të fshehtë!
🇽🇰 Kosova

Kurti këmbëngulë, Haxhiu krye-kuvendare me votë të fshehtë!

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë të ditur se LVV-ja do të vazhdojë ta propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit deri në zgjedhjen e saj. Kurti ka fajësuar partitë e tjera politike

nga Gentrita Xhemajli27 maj 202527 maj 2025

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë të ditur se LVV-ja do të vazhdojë ta propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit deri në zgjedhjen e saj.

Kurti ka fajësuar partitë e tjera politike për zvarritjet dhe bllokadën në Kuvend, ndërsa thotë se votimi i fshehtë është zgjidhja e ngërçit në Kuvend.

“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. E përgjigjja është votimi i fshehtë, për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundësoj kuorumin”, ka thënë Kurti.

Të martën për herë të 22-të me radhë deputetët e partive politike do të mblidhen në Kuvend në përpjekjen e LVV-së për konstituimin e Kuvendit. Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi e ka konfirmuar se VV ka kontaktuar deputetët e partive të tjera, duke thënë se është një e drejtë legjitime e tyre.

“LVV-ja po bënë përpjekje të vazhdueshme për ta konstituar kuvendin deputetët nuk janë pronë e askujt dhe është e drejtë demokratike që të kontaktohen:”, ka deklaruar Abrashi për RTV21.

Përpjekjet e LVV-së që ta formojë një shumicë parlamentare e vetme dhe t’i joshë deputetët në mënyra të ndryshme, i bëri të ditura, deputetja Duda Bale. Pas saj ishte edhe AAK, dhe LDK e cila akuzoi LVV-në se në njërën anë po i fton për koalicion e në anën tjetër po tenton t’ua marr deputetët me siç u tha transaksione të ndryshme. Ndërkohë, PDK-ja as nuk e ka mohuar e as pohuar se deputetët e LVV-së kanë kontaktuar ata të PDK-së për këtë çështje.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Naim Ismajli tha se Partia Demokratike vazhdon të jetë kundër votimit të fshehtë dhe kundër zgjedhjes së Albulena Haxhiut kryetare të Kuvendit. Por, kontaktet me deputet të PDK-së nuk i ka mohuar as deputeti i LVV-së, Artan Abrashi. Ai foli edhe për mundësinë e një koalicioni LVV-PDK

“Ne kemi një hendek të madh me PDK-në preferojmë një koalicion me LDK-në, mendimi im është që PDK duhet të reflektoj dhe ja lëmë kohës….”, tha tutje Abrashi.

Njohësi i rrethanave politike Shemsi Jashari thotë se faji kryesor për zvarritjen e formimit të institucioneve e kryeministri në detyrë Albin Kurti. Megjithatë, sipas tij vonesat dhe ngërçi i krijuar mund të kenë edhe një qëllim tjetër.

“ Se si do të përfundojë kjo situatë aq e pakëndshme është e paqartë meqenëse secili opsion është i mundshëm të bëhet në mënyrë që të arsyetohet një koalicion i befasishëm për qytetarët”, tha Jashari për RTV21.

Për një marrëveshje politike me LVV-në, ditë më parë ka folur edhe kryetari i Nismës Fatmir Limaj i cili nuk ka dhënë shumë detaje për këtë çështje. RTV21 e ka pyetur edhe zyrën e presidentes Osmani, për rolin e saj në zhbllokimin e situatës, por deri në transmetimin e kësaj kronike nuk ka marr një përgjigje. /RTV21/21Media

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
LAJMI TJETËR →
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

Lexo edhe

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

1 min më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

1 min më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

12 min më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

52 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

57 min më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

1 orë më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

2 orë më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

3 orë më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

3 orë më parë