RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kurti arsyeton ndarjen e 2 milionë eurove për linjat ajrore
🇽🇰 Kosova

Kurti arsyeton ndarjen e 2 milionë eurove për linjat ajrore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e linjave ajrore, duke thënë se kjo nuk ka të bëjë me muajin qershor por ka të bëjë me komplet stinën e

nga Venera Grabanica28 maj 202628 maj 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e linjave ajrore, duke thënë se kjo nuk ka të bëjë me muajin qershor por ka të bëjë me komplet stinën e verës.

Kurti tha se po të kishin kuvend, do të vepronim ndryshe, por sipas tij, meqenëse s’ka kuvend, po veprojnë me çfarë munden e dinë.

“Sa i përket alokimit të mjeteve buxhetore prej 2 milionë euro, këtë e kam shpjeguar në një tekst në faqen time në Facebook dje pasdite. Iu kisha inkurajuar të gjithëve që keni dilema ta lexoni apo rilexoni. Gjithçka është në shërbim të qytetarëve dhe bëhet fjalë për një mbulim të një gjendje jo të zakonshme që po e bëjnë edhe shtetet e tjera dhe nuk ka të bëjë me muajin qershor por ka të bëjë me komplet stinën e verës, deri në fund të tetorit. Pra, do të vepronim ndryshe po të kishim kuvend, meqenëse nuk kemi kuvend, veprojmë me çfarë mundemi e dijmë dhe besojmë se po bëjmë shumë mirë”,Kurti, raporton KosovaPress.

Kurti shtoi se po përpiqen të bëjnë çfarë është e mundur në mënyrë që qytetarët e vendit, në përballje me nevojat e shtuara në njërën anë dhe pritjet e arsyeshme në anën tjetër, t’u dalin zot atyre.

“Ju të gjithë e dini që ne e kemi pasur në plan ta bëjmë pakon për përballjen me inflacion 2.0, mirëpo kjo nuk u mundësua për shkak se u shkaktuan zgjedhjet e parakohshme, të panevojshme, meqenëse pati një bllokim opozitar sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit dhe tash ne po përpiqemi të bëjmë çfarë është e mundur në mënyrë që qytetarët e Republikës në përballje me nevojat e shtuara në njërën anë dhe pritjet që janë të arsyeshme, që janë të arsyeshme në anën tjetër, t’u dalim zot atyre”, tha Kurti.

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
LAJMI TJETËR →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Lexo edhe

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

1 min më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

1 min më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

57 min më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

1 orë më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

1 orë më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

2 orë më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

2 orë më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

3 orë më parë
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

3 orë më parë