RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kurti: 2025-ta do të jetë viti i gruas në Kosovë
🇽🇰 Kosova

Kurti: 2025-ta do të jetë viti i gruas në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vitin 2025 e ka quajtur vit të gruas në Kosovës. Në mbledhjen e parë për këtë vit, Kurti tha se synojnë fuqizimin ekonomik dhe shoqëror të grave duke ofruar mundësi

nga Kaltrina Berila10 janar 202510 janar 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vitin 2025 e ka quajtur vit të gruas në Kosovës. Në mbledhjen e parë për këtë vit, Kurti tha se synojnë fuqizimin ekonomik dhe shoqëror të grave duke ofruar mundësi të reja.

Kurti u zotua se për të arritur këtë do të vënë në dispozicion të gjithë mekanizmat e nevojshëm.

Sipas tij gjatë mandatit të parë të tij si kryeministër i Kosovës kanë ndërmarrë vendime që kanë ndikuar pozitivisht në jetën dhe punën e grave dhe vajzave.

“Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë. Në mandatin tonë të parë kemi hapa dhe vendime të shumta që ndikojnë për të mirë në jetën dhe punën e vajzave dhe grave, mbi 12 mijë gra janë punësuar me mbështetje direkte të qeverisë. 51% e të rinjve përfitues të platformës së punësimit Super Puna janë vajza. 55% e përfituesve të punësimit ‘Qeveria për familjen’ janë gra. I kemi mbështetur mbi 60 mijë nëna lehona me shtesa për to dhe për fëmijë të sapolindur….Me qeverisjes tonë përfaqësimi i gruas në ndërmarrje publike dhe administratë publike është rritur shumë. Ndërkaq, përmes masave dhe politikave tona mbështetja për to është rritur theksueshëm edhe në ndërmarrësi, bujqësi, arsim, shëndetësi dhe qasje në pronë”, u shpreh kryeministri i Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para kabinetit qeveritar theksoi se viti 2025do të jetë vit i inkurajimit të të gjitha grave dhe vajzave për të qenë liderë në çdo fushë.

Ai tha se përgjatë këtij viti do të punojnë që të rritet qasja e grave në pronë dhe trashëgimi.

“Ky zotim i yni sot është zotim për angazhim që vazhdon e shtohet për fuqizimin ekonomik e shoqëror të grave përmes mundësive të reja që rrisin pjesëmarrjen e tyre aktive në tregun e punës. Këtë vit 2025 do të punojmë për të rritur qasjen e grave në pronë dhe trashëgimi duke i ndërgjegjësuar për të drejtat e tyre pronësore e trashëgimore. Angazhimi ynë për barazi gjinore do të përfshijë politika që zvogëlojnë hendekun gjinor në institucionet publike dhe sektorët profesional. Do të përkushtohemi edhe më shumë në arsimimin e vajzave dhe grave sikurse edhe në shëndetin e tyre veçanërisht në fushën e shëndetit riprodhues dhe mendor duke garantuar qasje në shërbime cilësore të përballueshme dhe të barabarta. Prioritet i rëndësishëm mbetet mbrojtja e grave dhe vajzave nga çdo formë e dhunës me theks të veçantë dhunën në familje dhe dhunën seksuale”, thotë Kurti.

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
LAJMI TJETËR →
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

Lexo edhe

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

58 min më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

2 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

2 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

3 orë më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

3 orë më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

7 min më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

1 orë më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

4 orë më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

4 orë më parë