Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: 2024 është viti i pasaportës sonë

nga Gentrita Xhemajli22 dhjetor 2024
Kurti: 2024 është viti i pasaportës sonë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në lidhje me renditjen e pasaportës së Kosovës në mesin e top 10-shen e pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh, ka thënë se viti 2024 është viti i pasaportës së Republikës së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se viti 2024 është vit i pasaportës së Kosovës, e cila ka shënuar një përmirësim të jashtëzakonshëm në indekset ndërkombëtare.

“Viti 2024 është viti i pasaportës sonë. Ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave, është në mesin e top 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh në dekadën e fundit, dhe me të sot mund të udhëtojmë në 38 vende të botës më shumë sesa në vitin e kaluar. Qytetarët tanë tashmë lëvizin lirshëm dhe të pa diskriminuar, pa pasur nevojë të presin para dyerve të ambasadave për të marrë vizë për udhëtime afatshkurtra në shumë shtete. Me liberalizim të vizava, me njohje të pasaportës sonë edhe nga shtete mosnjohëse, po e afrojmë Kosovën, me Evropën dhe përtej”, ka shkruar Kurti në Facebook. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →