Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Ky është viti i integrimit të komunitetit serb

nga Venera Grabanica9 qershor 2024
Kurti: Ky është viti i integrimit të komunitetit serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se viti 2024 është vit i integrimit, duke iu referuar komunitetit serb në Kosovë.

Kurti tutje ka thënë se gjatë këtij viti janë mbi 7 mijë pasaporta të Republikë së Kosovës, 6 mijë e 800 ID dhe 1 mijë e 100 pasaportë në komunat ku qytetarët serbë janë shumicë.

Ai po ashtu ka thënë se janë hapur 159 biznese në zyrat e sapo hapura të Agjencisë së Regjistrimit të hapura në veri.

“2024 është viti i integrimit. Vetëm në pesë muajt e parë, mbi 7 mijë pasaporta RKS, 6,8 mijë ID dhe 1,1 mijë patentë shoferi janë lëshuar në komunat ku komuniteti serb përbën shumicën. Shndërrimi i patentë shoferëve ilegale në RKS po vazhdon dhe po shkon shumë mirë. Po ashtu, 159 biznese të reja janë regjistruar në zyrat e sapohapura të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në katër komunat në veri të Kosovës. Ky është rezultat i punës konstruktive mes qeverisë dhe qytetarëve tanë, dhe bindjes së përbashkët se një vend i bashkuar është një vend i fortë”, ka shkruar Kurti në platformën ”X”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →