RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kthesë e madhe e motit në Kosovë, temperaturat ngjiten deri në 38°C
🇽🇰 Kosova

Kthesë e madhe e motit në Kosovë, temperaturat ngjiten deri në 38°C

Java e ardhshme në Kosovë do të nisë me mot më të paqëndrueshëm, ndërsa nga dita e enjte temperaturat do të rriten ndjeshëm. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të premten temperatu

nga B G26 korrik 202626 korrik 2026

Java e ardhshme në Kosovë do të nisë me mot më të paqëndrueshëm, ndërsa nga dita e enjte temperaturat do të rriten ndjeshëm. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të premten temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.

Të hënën pritet mot me diell dhe vranësira lokale, të cilat mund të sjellin reshje shiu, shkarkime rrufesh dhe në disa zona edhe breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 26 deri në 30 gradë.

Të martën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa të mërkurën pritet mot kryesisht i kthjellët dhe stabil, me rritje të temperaturave. Maksimalet do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius.

Të enjten dhe të premten do të vazhdojë rritja e temperaturave. Të enjten pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, ndërsa të premten deri në 38 gradë Celsius, duke shënuar ditën më të nxehtë të javës.

“Gjatë ditëve të para të periudhës, kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të mira, me mundësi për shqetësime të përkohshme gjatë reshjeve dhe ndryshimeve të shpejta atmosferike. Nga e enjtja dhe e premtja, për shkak të temperaturave të larta, pritet ngarkesë më e shtuar termike, veçanërisht në orët e mesditës dhe pasdites. Rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve. Indeksi UV pritet të jetë i lartë deri shumë i lartë gjatë ditëve me kthjellime. Rekomandohet mbrojtje nga rrezatimi diellor, përdorimi i kremrave mbrojtës dhe shmangia e ekspozimit nga ora 11:00–16:00”, ka njoftuar IHMK.

“Reshjet e mundshme në fillim të periudhës do të jenë të dobishme për kulturat bujqësore, por mund të jenë të shoqëruara me rrezik lokal nga breshëri dhe erërat e forta. Rritja e temperaturave nga mesi i javës do të rrisë kërkesën për ujë te kulturat bujqësore, veçanërisht te misri, perimet dhe pemishtet. Rekomandohet ujitje gjatë orëve të freskëta të ditës, kryesisht herët në mëngjes”.

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
LAJMI TJETËR →
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

Lexo edhe

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

1 min më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

13 min më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

29 min më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 orë më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 orë më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

2 orë më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

2 orë më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

3 orë më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

3 orë më parë