RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Krerët e shtetit bëjnë homazhe tek memoriali “Heroinat”
🇽🇰 Kosova

Krerët e shtetit bëjnë homazhe tek memoriali “Heroinat”

(Lajm i përditësuar) Në përvjetorin e 16-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, krerë të lartë shtetërorë bënë homazhe tek memoriali “Heroinat” në Prishtinë. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kry

nga Kaltrina Berila17 shkurt 202417 shkurt 2024

(Lajm i përditësuar)

Në përvjetorin e 16-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, krerë të lartë shtetërorë bënë homazhe tek memoriali “Heroinat” në Prishtinë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me anëtarë të kabinetit qeveritar bënë homazhe tek memoriali “Heroinat”.

Ndërkaq, të njëjtit nuk u deklaruan për medie.

Krerët shtetërorë bëjnë homazhe te “Adem Jashari”, nuk prononcohen për media

Në përvjetorin e 16-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, krerët shtetërorë bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me anëtarë të kabinetit qeveritar bënë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.

Ndërkaq, të njëjtit nuk u deklaruan për medie.

Përveç krerëve shtetërorë, qytetarë të shumtë anë e mbanë Kosovës e jashtë saj, erdhën për të nderuar sakrificën e familjes Jashari.

Krerët e shtetit bëjnë homazhe tek varri Rugovës dhe Demaçit

Në shënimin e 16-të të pavarësisë së Kosovës, liderët e shtetit kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në shënimin e 16-të të pavarësisë së Kosovës, liderët e shtetit kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe edhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Me këtë rast, të njëjtit nuk janë deklaruar për media.

Krerët shtetërorë do të vazhdojnë për homazhe edhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Krerët e shtetit bëjnë homazhe te monumenti i të pagjeturve

Me rastin e ditës së Pavarësisë së Kosovës, krerët e shtetit kanë bërë homazhe tek monumenti i të pagjeturve, duke i nderuar ata për sakrificën e tyre ndaj shtetit tonë.

Pjesëmarrës ishin Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.

​Krerët e shtetit urojnë pavarësinë: E arritura më e madhe historike, vendin e ndërtuam me ndihmën e miqve

Flamuri i Republikës së Kosovës, është ngritur në oborrin e Qeverisë, për nder të pavarësisë. Me këtë rast, krerët shtetërorë kujtuan sakrificën më sublime të atyre që dhanë jetën për liri, derisa theksuan se Kosova sot është më e fortë se kurrë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se këto 16 vjet të shtetësisë së saj, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe i ka dëshmuar botës se është kontribuuese e paqes, sigurisë dhe stabilitetit edhe përtej kufijve të saj.

“Këto 16 vjet të shtetit tonë Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe ka vendosur për të treguar para botës se jo vetëm që e ka merituar lirinë dhe pavarësinë e saj, por është kontribuuese e paqes, stabilitetit dhe sigurisë edhe përtej kufijve të saj. Dua t’i urojë të gjithë qytetarët e Kosovës sepse gjithsecili ka dhënë një kontribut për shtetin tonë, por në veçanti dua t’i kujtojë ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre, dhanë jetën e tyre, dëshmorët e kombit, të gjithë martirët tonë. Në këtë ditë kujtojmë vizionin e arkitektit të pavarësisë, presidentit Ibrahim Rugova dhe sakrificën e pashembullt, trimërinë dhe guximin e familjes Jashari dhe gjithë ushtarëve me në krye komandantin Adem Jashari”, tha ajo.

Se 17 shkurti është ditë e festimit, por edhe falënderimit dhe mirënjohjeve tha kryeparlamentari Galuk Konjufca.

“Sot është një ditë jo vetëm e festimit, por edhe reflektimit, falënderimit dhe mirënjohjeve. Falënderimi i parë shkon për ata dëshmorë dhe martirë që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë, po ashtu edhe për të gjithë ata veprimtarë dhe aktivistë politikë që nuk kursyen asnjë gjë që shteti jonë të krijohet. Padyshim edhe miqtë tanë ndërkombëtarë që të lindë Republika e Kosovës”, shtoi Konjufca.

Për kryeminsitrin e vendit, Albin Kurti, Kosova asnjëherë nuk ka qenë kaq e fortë, e sigurt dhe demokratike.

“Rezistenca dhe çlirimi i paraprinë pavarësisë, të cilën e gëzojmë sot dhe forcojmë përmes institucioneve të shtetit, zhvillimit të ekonomisë, progresit demokratik dhe shoqëror. Ky 16 vjetor e zë Kosovës me pasaportën e saj të fuqishme si asnjëherë më parë duke mundësuar që qytetarët të lëvizin lirshëm në 35 vende. Gjithashtu edhe në aspektin ekonomik, demokratik dhe atë të sigurisë dhe të integritetit, duhet të themi se Republika jonë e përbashkët asnjëherë nuk ka qenë kaq e fortë, sigurt, lirë dhe demokratike”, tha Kurti.

Pas ngritjes së flamurit, krerët shtetërorë vazhduan për homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi.

Ngritja solemne e flamurit në 16-vjetorin e Pavarësisë

Dita e Pavarësisë nisi me mbledhjen festive të Qeverisë së Kosovës dhe më pas me ngritjen e flamurit të Republikës së Kosovës.

Liderët e shtetit kanë ngritur flamurin e Kosovës në oborrin e Qeverisë së Kosovës në nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, dhe gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Gjithashtu në ceremoni kanë marrë pjesë edhe disa ministra të Qeverisë.

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
LAJMI TJETËR →
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

Lexo edhe

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

1 min më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

1 min më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

12 min më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

52 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

57 min më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

1 orë më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

2 orë më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

3 orë më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

3 orë më parë