RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kosova rrezikon rrugën integruese për shkak të Asociacionit
🇽🇰 Kosova

Kosova rrezikon rrugën integruese për shkak të Asociacionit

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, Kryeministri, Albin Kurti, zhvilloi takim me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili i ka ofruar Kosovës mbështetje

nga Venera Grabanica18 janar 202418 janar 2024

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, Kryeministri, Albin Kurti, zhvilloi takim me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili i ka ofruar Kosovës mbështetje për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në rrugën integruese.

“Me kryetarin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin diskutova për situatën në rajon. Ju përgëzojmë për heqjen e regjimit të vizave dhe shprehim mbështetjen tonë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe në rrugën drejt BE-së”, tha Plenkoviq.

Qeveria e Kosovës që në maj të vitit 2022 aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës duke kërkuar përkrahjen e vendeve të BE-së. Por, ish-ministrja e integrimeve evropiane, Mimoza Ahmetaj, vlerëson se pengesa kryesore për anëtarësim në Këshillin e Evropës  do të jetë mos themelimi i asociacionit, kërkesë kjo e BE-së dhe SHBA-së.

‘’Kur flitet për asociacionin ne flasim për të drejtat e komunitetit serb, dhe kur flitet për të drejtat e komuniteti serb flitet për të drejtat e njeriut gjë që është njëra ndër shtyllat kryesore të anëtarësimit të një shteti në Këshillin e Evropës”, tha Ahmetaj.

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Gazmend Gjyshinca, thotë se Qeveria është e gatshme për zbatimin e zotimeve të saj që dalin nga marrëveshjet, por ka akuzuar Serbinë për qasje destruktive. Ai ka kritikuar pushtetet e kaluara në Kosovë, për siç tha, pranimin e marrëveshjeve të dëmshme siç është asociacioni.

‘’Kosova e ka thënë fjalën e saj për Asociacionin. Kosova respekton obligimet që dalin nga marrëveshjet. Nuk i ikim përgjegjësive që kemi marrë si shtet. Zbatimi i marrëveshjeve të kaluara i kontribuon procesit të dialogut. Kosova ka qenë konstruktive brenda dialogut. Marrëveshja i hapë rrugë Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, tha Gjyshinca.

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, shpreh shqetësim se rruga integruese e Kosovës është e pezulluar edhe për shkak të masave ndëshkuese të BE-së dhe heqja e tyre mund të zvarritet edhe për shkak se në BE do të ketë zgjedhje, por se varët edhe nga zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit.

‘’Rruga integruese për Kosovën është e pezulluar për faktin se jemi nën sanksione nga BE-ja. Pa u heq sanksionet nuk mund të ketë rrugëtim të mëtutjeshëm. Po ashtu edhe për shkak se në BE ka zgjedhje”, tha Ahmetaj.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka shprehur shqetësim se përbërja e re e udhëheqësve të institucioneve të BE-së, që do të dal pas zgjedhjeve të qershorit në bllokun evropian, mund të mos e përkrahë Kosovën në rrugën integruese. Ajo ka kërkuar progres urgjent në dialog./21Media 

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
LAJMI TJETËR →
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

Lexo edhe

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

1 min më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

6 min më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

23 min më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 orë më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 orë më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

2 orë më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

2 orë më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

3 orë më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

3 orë më parë