Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kosova regjistron edhe 21 viktima nga COVID-19

nga Kaltrina Berila4 shtator 2021

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën se janë regjistruar edhe 21 vdekje dhe 1.278 raste të reja me koronavirus.
Sipas raportit, 12 nga viktimat ishin të gjinisë mashkullore dhe 9 të gjinisë femërore.
Rastet e reja dalin pas testimit të 10.609 mostrave në laboratorët publikë dhe privatë.
Gjatë 24 orëve paraprake, MSH njofton edhe për shërimin e 1.248 personave. Numri i përgjithshëm i të shëruarve, që nga paraqitja e pandemisë në Kosovë, ka arritur në 122.140.
Raste aktive me koronavirus ndërkaq janë 26.534.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 20.346 doza të vaksinës.
Deri më tani, në Kosovë janë vaksinuar 306.287 persona me të dy dozat e vaksinës, ndërkaq në total janë administruar 901.013 doza./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →