Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kosova regjistron edhe 22 raste pozitive me Covid-19

nga Kaltrina Berila15 mars 2022

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 907 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 62 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223 mijë e 158.
Në total numri i rasteve aktive është 633.
Ndërsa sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 818 mijë e 98 doza të vaksinës. 818 mijë e 561 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sipas njoftimit deri më sot janë dhënë 98 mijë e 717 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →