Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kosova largon stikerat nga veturat me targat e Serbisë

nga B G4 janar 2024
Kosova largon stikerat nga veturat me targat e Serbisë

Qeveria e Republikës së Kosovës, në të cilën ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.

Ky vendim u mor sot në mbledhjen elektronike të Qeverisë.

“heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Po ashtu bëhet e ditur se  vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare.

Në anën tjetër, Serbia me 1 janar ka marrë vendim që t’i lejojë të qarkullojnë në territorin e saj automjetet me targa të Republikës së Kosovës, pa u vendosur stikera./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →