Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca tregon sa vota ka marr në zgjedhjet e 11 qershorit

nga E.Bullaku16 qershor 2017

Konjufca: Shpresoj të kem më shumë se 16 mijë vota

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca , i ftuar në emisionin Argumet Plus të RTV21, tha se ende nuk di saktësisht sa vota ka marr gjithsej në zgjedhjet e 11 qershorit.

“ Procesi është duke vazhduar ende dhe pritet të përmbyllet pas tri apo katër ditësh, ku secili deputet do ta dijë numrin e saktë të votave”, tha Konjufca, shkruan rtv21.tv

Ai rikujtoi se në zgjedhjet e vitit 2011 dhe ato të 2014 ka pasur numër të njëjtë të votave, diku rreth 16 mijë.

“Nuk e di sa kam kësaj radhe, shpresoj të kem më shumë se 16 mijë meqenëse edhe Lëvizja Vetëvendosje u dyfishua në këto zgjedhje”, shtoi Konjufca.

Sipas tij, kandidatët e VV ishin më tepër të përqendruar në përqindjen që do ta marr subjekti sesa ata./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →