RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Konjufca priti në takim përfaqësuesit e FMN-së
🇽🇰 Kosova

Konjufca priti në takim përfaqësuesit e FMN-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci dhe këshilltarët, priti sot në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga Shefi

nga B.K14 mars 202314 mars 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci dhe këshilltarët, priti sot në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga Shefi i Misionit për Kosovë, Gabriel Di Bella.

“Në takim, përveç tjerash, u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe raportet e frytshme të Republikës së Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe u shkëmbyen pikëpamje në lidhje me mundësitë zhvillimore, perspektivën dhe politikat ekonomike të shtetit tonë. Me këtë rast, Kryetari Konjufca vlerësoi kontributin e FMN-së dhe shprehu mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme të këtij institucioni dhënë Republikës së Kosovës. Gjithashtu ofroi bashkëpunim të plotë të legjislativit në aspektin e kornizës rregullative e cila forcon stabilitetin financiar, disiplinën fiskale dhe avancon reformat ekonomike”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryetarit të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit mirëpriti raportin e fundit të FMN-së dhe statistikat tejet pozitive për Kosovën në lidhje me punësimin formal dhe rritjen më të madhe të të hyrave tatimore në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve 2020-2022.

Në njoftim thuhet se, shefi i Misionit për Kosovën, Gabriel Di Bella e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe ritheksoi gatishmërinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Kuvendin dhe me institucionet e tjera të Republikës së Kosovës.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë