Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Komisioni për Buxhet miraton dy ligje që janë në agjendë të reformës së BE-së

nga Kaltrina Berila30 mars 2018

Këto projektligje do të shqyrtohen edhe në Kuvend

Në Komisionin për Buxhet dhe Financa sot është shqyrtuar Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku kryetari i Komisionit, Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk ka kosto buxhetore dhe duhet përkrahur ky projektligj.

Po ashtu, edhe projektligji nr.06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-225 për Prokurorin e Shtetit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.05/L-034, dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit është përkrahur nga Komisioni për Buxhet meqë edhe ky projektligj nuk ka kosto financiare.

Këto dy projektligje parashihen të shqyrtohen në seancën e sotme të pasdites, pasi është edhe kërkesë e Bashkimit Evropian.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →