Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Komisioni për Buxhet s’miraton shpenzimet e RTK-së për tetor-dhjetor 2021

nga Egzona Mehmeti9 shkurt 2022

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në mbledhjen e sotme me shumicë votash nuk miratuan raportin e shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën tetor-dhjetor 2021.
Për këtë raport të shpenzimeve të RTK-së për periudhën tetor-dhjetor të vitit të kaluar, të gjithë anëtarët e komisionit nga VV votuan kundër.
Edhe në fillim të mbledhjes është hedhur në votim ky raport, por që nuk pati kuorum të mjaftueshëm për vendimmarrje.
Lidhur me raportin e transmetuesit publik për periudhën tetor-dhjetor 2021 në mbledhjen paraprake të Komisionit gjatë shqyrtimit ka pasur vërejtje dhe kritika nga anëtarët e Komisionit nga radhët e partisë në pushtet dhe nga bordi i ri i RTK-së.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →