Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kolaj: Rrëzimi i mocionit në rastin Thaçi dhe të tjerët, vendimi i trupit gjykues lë dyshime

nga Venera Grabanica16 korrik 2025
Kolaj: Rrëzimi i mocionit në rastin Thaçi dhe të tjerët, vendimi i trupit gjykues lë dyshime

(Lajm i përditësuar)

Kolaj: Rrëzimi i mocionit në rastin Thaçi dhe të tjerët, vendimi i trupit gjykues lë dyshime 

Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në “Click” të RTV21, ka komentuar rrëzimin e mocionit të mbrojtjes për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, përmes të cilit kërkohej hedhja poshtë e aktakuzës.

Sipas Kolajt, seanca dhe vendimi i sotëm kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e trajtimit të çështjes nga trupi gjykues.

“Kryetari i trupit gjykues nuk ka arritur të jetë bindës për atë çka ka thënë. Ka lënë hapësirë për dyshime,” tha Kolaj.

Ai shtoi se procesi ka vijuar me mangësi të shumta, njëjtë si edhe seanca e sotme.

“Ky proces deri tash ka shkuar me mangësi të shumta. Në të njëjtën rrugë ka shkuar edhe seanca e sotme ku u rrëzua mocioni i mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët,” theksoi ai.


Kolaj: Qeveria në detyrë po ndërhyn në punën e Gjykatës Supreme

Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në emisionin “Click” të RTV21 duke folur për reagimet e Qeverisë në detyrë ndaj Gjykatës Speciale. tha se Qeveria në deytër është duke ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.

”Dejona Mihalin e gjithë dishmja e që trajton të gjitha temat, nuk qëndron këtu kemi ndërhyrje të Qeverisë në detyrë në punën e sistemit të drejtëisë në këtë rast në punën e Gjykatës Supreme”, tha Kolaj./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →