RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
KMShK: Raportimi për tragjedi të bëhet me kujdes, ndjeshmëri dhe profesionalizëm
🇽🇰 Kosova

KMShK: Raportimi për tragjedi të bëhet me kujdes, ndjeshmëri dhe profesionalizëm

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka thënë se raportimi për tragjedi duhet të zhvillohet me kujdes dhe vetëm kur ka interes të lartë publik mbi çështjen. Në një reagim KMShK-ja ka theksuar se

nga Venera Grabanica9 maj 20259 maj 2025

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka thënë se raportimi për tragjedi duhet të zhvillohet me kujdes dhe vetëm kur ka interes të lartë publik mbi çështjen.

Në një reagim KMShK-ja ka theksuar se nëse interesi publik është i lartë, atëherë ndaj të gjithë të prekurve nga tragjedia duhet pasur qasje mirëkuptimi, mbrojtje të privatësisë, mbulim të fytyrës dhe diskrecion.

“Sipas Kodit Etik, mediat duhet të respektojnë të drejtën e njerëzve për të mbajtur zi dhe duhet të raportojnë, duke treguar empati dhe vetëpërmbajtje. Mediat duhet të respektojnë vuajtjet e viktimave dhe ndjenjat e familjarëve të tyre. Po ashtu, mediat duhet të tregojnë maturi me fotografitë dhe pamjet, si dhe duhet të kenë në konsideratë ndjeshmërinë e publikut gjatë raportimit. Sipas kodit të etikës duhet respektuar dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre, duke mos i paraqitur në media fotografitë, videot apo incizimet tjera të të aksidentuarve, të të dhunuarve, të të vrarëve, të të vetëvrarëve apo personave të lidhur me ta, e në veçanti fëmijëve që janë pjesë e aksidentit, incidentit, fatkeqësisë natyrore apo veprës penale. Mediat e shkruara edhe gjatë raportimit duhet të lejojnë njerëzit të mbajnë zi privatisht, duke i trajtuar me shumë kujdes ngjarjet e tilla”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, thuhet se mediat nuk duhet që fotografitë ose videot nga vendi i ngjarjes t’i publikojnë pa mbuluar identitetin apo trupin e viktimave pas aksidentit, incidentit, dhunës, fatkeqësisë natyrore apo veprës penale.

“Publikimi i fotografive ose videove të tilla do të konsiderohet fyerje për ndjenjat e familjarëve të viktimave dhe të ndjeshme për publikun. Mediat e shkruara nuk duhet të publikojnë lajme me fotografi apo video ku paraqiten viktimat apo personat e zhdukur dhe të njëjtit në raportim të identifikohen me emër dhe mbiemër. Përjashtim nga publikimi i emrit e mbiemrit janë rastet kur për viktimat apo personat e zhdukur ka interes publik”, thuhet në reagimin e KMShK-së.

KMShK shton se gazetarët dhe mediat duhet të kenë parasysh që është e nevojshme që të mbrohet identiteti i viktimave.

“Publikimi i identitetit të viktimave varet nga interesi publik dhe mbetet në diskrecionin e mediave, bazuar në kodin e etikës. Viktimave në fotografi e video duhet t’iu mbulohet fytyra ose të paktën pjesa e syve. Duhet pasur kujdes gjatë raportimit për kufoma / trupa të vdekur, për të plagosur, pamje gjaku etj”.Në artikull / storie duhet të vendoset paralajmërimi për përmbajtjen mediale që ka të bëjë me përmbajtje të papërshtatshme ose të ndjeshme. Nuk duhet ekspozuar kategoritë e cenueshme të shoqërisë dhe gjendja emocionale e të afërmve të viktimave. Nëse autoritetet zyrtare – por jo vetëm – publikojnë përmbajtje të ndjeshme, atëherë mediat duhet pasur kujdes që të mbulojnë pjesët problematike, të ndjeshme, të fotografive ose videove”, thuhet në njoftim.

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
LAJMI TJETËR →
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

Lexo edhe

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

1 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

2 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

2 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

4 orë më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

4 orë më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

38 min më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

2 orë më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

4 orë më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

5 orë më parë