Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Klinaku: Pengimin e drejtësisë e ka bërë dhe e bën ZPS-ja

nga Kaltrina Berila11 dhjetor 2023
Klinaku: Pengimin e drejtësisë e ka bërë dhe e bën ZPS-ja

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së Faton Klinaku, ka thënë se pengimin e drejtësisë e ka bërë dhe e bën Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë.

Më tej Klinaku ka vazhduar kritikat ndaj ZPS-së, duke thënë së “bastisjet, arrestimet e ekstradimet, siç ndodhi sot me bashkëluftëtarin, Haxhi Shala, bëhen për t’i mbuluar dështimet dhe skandalet e njëpasnjëshme të tyre”.

Operacionin ndaj Shalës  e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett.

Burimet e RTV21 bëjnë të ditur se pas intervistimit në zyrat e misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) në Fushë Kosovë, Shala është ekstraduar në Hagë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →