Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

ZPS-ja e konfirmon dërgimin e Haxhi Shalës në paraburgim në Hagë

nga Venera Grabanica12 dhjetor 2023
ZPS-ja e konfirmon dërgimin e Haxhi Shalës në paraburgim në Hagë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se ish-deputeti i Kosovës, Haxhi Shala është arrestuar lidhur me krime kundër administrimit të drejtësisë.

Në njoftimin e ZPS-së është bërë e ditur se Shala do të dalë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës pa vonesa të panevojshme.

”Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) arrestoi në Kosovë Haxhi SHALËN në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim të lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ai është transferuar në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës pa vonesa të panevojshme. Fletarrestimi lidhet me krime kundër administrimit të drejtësisë. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dha mbështetje operative dhe logjistike për ZPS-në, në pajtim me mandatin e vet dhe sipas legjislacionit të Kosovës. Edhe Policia e Kosovës dha mbështetje operative për ZPS-në.Zyra e Prokurorit të Specializuar e merr jashtëzakonisht seriozisht pengimin e drejtësisë dhe do të vazhdojë të hetojë e ndjekë penalisht cilindo dhe të gjithë ata që përfshihen në çdo rast, përfshirë ata që frikësojnë apo ndërhyjnë tek dëshmitarët, ose ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.

Shala u arrestua dhe u dërgua në zyrat e EULEX-it të hënën./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →