RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kërkesa e Kurtit për 60%, Gaxherri: Nëse e synon këtë po e shpije vendin drejt një lufte civile
🇽🇰 Kosova

Kërkesa e Kurtit për 60%, Gaxherri: Nëse e synon këtë po e shpije vendin drejt një lufte civile

Kërkesa e Kurtit për 60%, Gaxherri: Nëse e synon këtë po e shpije vendin drejt një lufte civile Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Besa Gaxherri, në emisionin “Click” në RTV21 foli për kërkesën e kry

nga B G4 qershor 20264 qershor 2026

Kërkesa e Kurtit për 60%, Gaxherri: Nëse e synon këtë po e shpije vendin drejt një lufte civile

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Besa Gaxherri, në emisionin “Click” në RTV21 foli për kërkesën e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, që t’i fitojë 60% të votave në zgjedhje. Ajo tha se nuk beson që Kurti do ta arrijë një gjë të tillë.

“Megjithatë, nëse vërtet e beson një gjë të tillë dhe synon me bo një gjë të tillë, ai po e shpije këtë vend në një luftë civile, nuk do të lejojë populli i këtij vendi që dikush të vijë në formën e sistemit komunist”, tha ajo, duke shtuar se beson se populli do të reflektojë dhe se sipas saj Kurti nuk do të ketë as 60% as 51%.

Gaxherri në “Click”: S’kemi vija të kuqe as të hapura me askënd

Kandidatja e LDK-së për deputete, Besa Gaxherri, në emisionin “Click” në RTV21 tha se partia ku ajo bën pjesë nuk ka vija të kuqe me askënd.

“Ne për momentin kemi gjithë ‘luftën’, punën me fitu, mendoj se nuk kemi nevojë me vnu as vija të kuqe as të hapura për askend, secili është subjekt në vete. Po pretendojmë edhe po mendojmë se me LDK-në gjitha këto probleme që janë grumbulluar nuk ekzistojnë më prandaj po punojmë që të fitojmë”, tha ajo.

Gaxherri i drejton pyetje Kurtit: A po e do gazin me SHBA-në apo me Rusinë se s’ka zgjidhje tjetër

Kandidatja e LDK-së për deputete, Besa Gaxherri, në emisionin “Click” në RTV21 foli edhe për projektin amerikan të gazit të lëngshëm natyror.

Gaxherri përmendi historikun e marrëveshjes për gazin me SHBA-në, duke thënë se para shteteve përreth Avdullah Hoti kishte arritur të bëjë marrëveshjen për gazin.

“Në rënë prej qeverisë, gjashtë muaj i patëm dhe mos të harrojmë përveç asaj marrëveshje aq të rëndësishme strategjike, ekonomike, politike ishte një marrëveshje ekonomike dhe mos ta harrojmë me përmend edhe njohjen nga Izraeli, kjo ishte puna e qeverisë Hoti për gjashtë muaj që Zoti Kurti s’ka mujt për gjashtë vjet me bo, jo me bo një gjë të tillë por ka pasur dëmtim të marrëdhënieve me SHBA-në. Dhe çka ndodhi, Zoti Kurti e ndërpreu këtë projekt, jemi dëshmitar që shkuan deri atje sa e shpallën tradhti këtë farë lloj marrëveshje, dhe sot insiston prapë e njëjta qeveri mos me zhvillu një projekt të tillë. Dhe unë sot dua t’u them qytetarëve të vendit: ne kemi ardhur në pikën që duhet ta pranojmë gazin amerikan apo duhet të lidhemi me gazin rus, nuk kemi zgjidhje tjetër, por për cilindo projekt sidomos për gazin amerikan mund të bëhet vonë sepse politikat e SHBA-së po punojnë që mos të ketë ndikim rus në vendet e Ballkanit, dhe keni parasysh Kosova nxjerr kokë edhe thotë nuk ka rëndësi nëse Rusia ka influencë në Kosovë”, tha ajo duke u bërë thirrje qytetarëve që ta analizojnë këtë çështje.

Madje ajo tha se nëse pranohet gazi amerikan, Serbia do të varet nga gazi i Kosovës e asnjëherë anasjelltas.

Sipas saj, Kurti po gabon rëndë.

“Dhe unë po ia drejtoj pyetjen sot: a do me bo gazin me SHBA-në apo do me Rusinë, nuk ka zgjidhje tjetër. Qytetarët po du me i sqaru se Kurti e din qartë çka po bën, nuk është gazi vetëm çështje elektrike por çështje e sigurisë”, tha ajo.

Sipas Gaxherrit, kush thotë se nuk na duhet gazi amerikan po e shtyn vendin nga Rusia.

Gaxherri për Kurtin: Na tha e shkatërruam vendin për 20 vjet, e vet s’ka mujt me zhvillu as edhe një hap tutje

Kandidatja e LDK-së për deputete, Besa Gaxherri, në emisionin “Click” në RTV21 tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka arritur që ta shtyjë zhvillimin e Kosovës as edhe një hap tutje.

“Për fat të keq ky pat mbërri me propagandë me thanë që 20 vjet u shkatërru ky vend, një vend që nuk ka ekzistu fare e pikërisht nga ne është bërë, ka lind si ide dhe është ardhë deri te pavarësia deri te zhvillimi që s’ka mujt ky asnjë hap me shty zhvillimin, asnjë projekt me zhvillu, as ato që i kemi lënë në gjysmë se le më me nis një projekt të vetin për këto gjashtë vite. 20 miliardë i ka menaxhu për gjashtë vjet kjo qeveri dhe ne nuk e kemi asnjë projekt domethënës”, tha ajo.

Gaxherri: Synojmë të dalim partia e parë qoftë edhe me 1% diferencë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Besa Gaxherri, në emisionin “Click” në RTV21 tha se partia ku ajo bën pjesë synon të dalë e para në këto zgjedhje.

“LDK-ja nuk synon 51%, por synojmë me dalë partia e parë qoftë me 1% diferencë me cilëndo parti politike, dhe po ju garantojmë dhe po ju premtojmë se me LDK-në nuk do të ketë kriza në Kosovë dhe do të ketë zgjidhje jo vetëm për institucionet, por për çdo lloj problemi, sepse ne kemi përvojë dhe kemi dhënë këtë dëshmi”, tha ajo.

“Po i dridh themelet e Kushtetutës”, Gaxherri me kritika ndaj partisë në pushtet

Kandidatja e LDK-së për deputete, Besa Gaxherri, në emisionin “Click” në RTV21 tha se në krye të shtetit është një parti atipike e sistemit demokratik.

“Nuk funksionon kështu qysh po mendon partia në pushtet dhe po i dridh themelet e Kushtetutës e këtij vendi çdo ditë. Ne na duhet të bëjmë krejt çfarë të mundemi dhe t’i ftojmë qytetarët e këtij vendi çdo ditë të reflektojnë, të shohin, ta përcjellin vetë situatën, sepse unë jam e sigurt kur e di unë, ju e secili qytetar që e ka jetën më të vështirë në këtë vend, që me datën 7 qershor të vendosë jo vetëm për të ardhmen, por ta ruajë një shtet që e kemi bërë me shumë mund dhe sakrificë, e ardhmja po se po”, tha ajo./RTV21/21Media

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
LAJMI TJETËR →
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

Lexo edhe

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

44 min më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

1 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

2 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

3 orë më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

3 orë më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

1 orë më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

3 orë më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

4 orë më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

4 orë më parë