
Katër shqiptarë lëndohen në një aksident në Kroaci
Katër shqiptarë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Kroaci, raportojnë mediat kroate. Aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti, i drejtuar nga një 22-vjeçar shqip
Katër shqiptarë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Kroaci, raportojnë mediat kroate.
Aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti, i drejtuar nga një 22-vjeçar shqiptar, dhe një kamioni, i drejtuar nga një shofer boshnjak.
Aksidenti la të lënduar të dy shoferë dhe tre pasagjerë shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç, së bashku me një shtetas të Nepalit, 26 vjeç, përcjellë rtv21.tv.
Viktimat janë dërguar menjëherë në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe Spitalin Klinik të Dubravës për ndihmë mjekësore, ku edhe raportohet se po luftojnë për jetën.
Aktualisht autoritetet kroate po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa sipas raporteve paraprake janë sugjeruar faktorë të ndryshëm që kanë mundur të sjellin deri tek aksidenti siç janë, shpejtësia, kushtet e motit dhe gjendja mekanike e automjeteve të përfshira./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë






