RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Katër persona të vdekur pas pëmbytjes së anijes me emigrantë
🌍 Bota

Katër persona të vdekur pas pëmbytjes së anijes me emigrantë

Katër persona vdiqën pasi një varkë me emigrantë hasi në vështirësi duke kaluar Kanalin Anglez në orët e para të mëngjesit, ka thënë qeveria e Britanisë së Madhe. Një dëshmitar i tha BBC-së se 43 njer

nga B G14 dhjetor 202214 dhjetor 2022

Katër persona vdiqën pasi një varkë me emigrantë hasi në vështirësi duke kaluar Kanalin Anglez në orët e para të mëngjesit, ka thënë qeveria e Britanisë së Madhe.
Një dëshmitar i tha BBC-së se 43 njerëz ishin shpëtuar.
Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi u nis në ujërat midis Kentit dhe Francës në kushte ngrirjeje.
Qeveria e përshkroi atë si “një incident vërtet tragjik”.
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman tha se “mendimet e saj të përzemërta” ishin me të përfshirët dhe ajo po mbahej e informuar ndërsa agjencitë u përgjigjën dhe vërtetuan faktet.
Varka ka të ngjarë të ketë transportuar emigrantë që rrezikojnë kalimin nga Franca, një ditë pasi kryeministri Rishi
Sunak njoftoi masa të reja për të “ndaluar varkat”.
Bëhet e ditur se anija e vogël filloi të fundosej rreth orës 03:00 të mëngjesit në brigjet e Dungeness.
Roja bregdetare e Mbretërisë së Bashkuar, Marina Franceze dhe një ambulancë ajrore u dërguan të gjithë për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit.
10: 14- Përmbytet varka me emigrantë, dyshohet se ka të vdekur
Dyshohet se disa njerëz kanë vdekur si pasojë e përplasjes së një varke të vogël emigrantësh në kanalin anglez pranë Kentit.
BBC raporton për vdekjen e tyre ndonëse shkruan se ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.
Operacioni i madh i kërkim-shpëtimit u nis në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar në kushte ngrirjeje pas raportimeve për një incident rreth orës 03:40 të mëngjesit
Rojet bregdetare, marina franceze dhe një ambulancë ajrore u dërguan në ndihmë.
Një anije peshkimi, e cila ishte gjithashtu në zonë, ndihmoi në shpëtim.
U përfshinë gjithashtu helikopterë të rojes bregdetare HM nga Lydd dhe Lee on Solent.
Shërbimi i Ambulancës në Bregun Juglindor tha se u thirr pas raportimeve të incidentit dhe dërgoi ekuipazhe në Dover, në Kent, për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.
Qeveria tha se ishte në dijeni të incidentit dhe agjencitë po mbështesnin reagimin e koordinuar./21Media

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
LAJMI TJETËR →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

Lexo edhe

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 min më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

1 min më parë
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

1 min më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

32 min më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

59 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

2 orë më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

2 orë më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

2 orë më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

2 orë më parë