Kamberi mirëpriti vendimin për financimin e teksteve shkollore për nxënësit e Luginës
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka mirëpritur vendimin për financimin e teksteve shkollore nga Qeveria e Kosovës për nxënësit e Luginës së Preshevës. Kamberi, sonte ka deklar
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka mirëpritur vendimin për financimin e teksteve shkollore nga Qeveria e Kosovës për nxënësit e Luginës së Preshevës.
Kamberi, sonte ka deklaruar se ky është shembull i mirë i bashkërendimit të politikave për nevojat që ekzistojnë në këtë rajon.
“Prezenca e Qeverisë së Kosovës me projekte konkrete të bashkërenduara me Këshillin Kombëtar Shqiptarë po e formëson përkujdesjen institucionale të Republikës së Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Faleminderit”, ka shkruar Kamberi në Facebook./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut






