Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShëndetësi
💚 Shëndetësi

Ju ka ndodhur të iu dridhet syri, ja kjo është arsyeja

nga Miranda Beqaj7 shtator 2021

Ju ka ndodhur t’ju dridhet syri, por pa e ditur pse? Sipas studimeve, kjo gjë ndodh kur nervat e syrit stimulohen, duke bërë si shkaktar kryesor lodhjen. Por, lodhja nuk është i vetmi faktor që ndikon në dridhjen e syrit. Studiuesit fajësojnë edhe konsumimin e alkoolit, duhanit dhe kafeinës, pa lënë mënjanë edhe stresin.

Dridhjet e qepallave zakonisht janë të padëmshme, pa dhimbje dhe zakonisht ndalojnë vetë. Por, nëse spazmat janë aq të forta, mund të shkaktojnë mbyllje të plotë të qepallave.
Ka edhe raste kur tronditja e syrit shkaktohet nga një lloj çrregullimi neurologjik, të tilla si blofarospazma ose skleroza laterale amyotrophic (ALS), më shumë e njohur si sëmundja e Lou Gehrig. Blepharospasm, e cila është më tipike për gratë se sa meshkujt, normalisht zhvillohet në moshën e rritur deri në fund të jetës.

Këshilla e vetme që duhet të ndiqni është të bëni një gjumë të mirë për ta parandaluar.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →