Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ankohet një grua: Fqinja ma ka rrahur djalin

nga Kaltrina Berila2 nëntor 2025
Ankohet një grua: Fqinja ma ka rrahur djalin

Një grua në Zubin Potok, ka raportuar në polici se djali i saj ishte rrahur nga fqinja.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:55, teksa nuk dihet arsyeja që ka çuar deri te ky incident.

Sipas policisë, fëmija është dërguar te mjeku për trajtim mjekësor dhe sipas raportit të mjekut te fëmija nuk janë vërejtur shenja dhune.

E dyshuara kishte qenë nën ndikim të alkoolit, e cila në konsultim me prokurorin është liruar dhe më pas të intervistohet lidhur me rastin.

Kanë nisur hetimet dhe rasti po cilësohet si “Sulm”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →