RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Ipeshkvi Dodë Gjergji me apel për politikanët: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin
🇽🇰 Kosova

Ipeshkvi Dodë Gjergji me apel për politikanët: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji ishte i pari që i shkoi në vizitë myftiut të Kosovës, Naim Tërnava në pritjen e organizuar në BIK me rastin e Festës së Kurban Bajramit. Edhe Gjergji, sikurse Tërnava

nga B G27 maj 202627 maj 2026

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji ishte i pari që i shkoi në vizitë myftiut të Kosovës, Naim Tërnava në pritjen e organizuar në BIK me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Edhe Gjergji, sikurse Tërnava më herët me rastin e faljes së namazit të Kurban Bajramit, përçoi nevojën për unitet politik.

“Jam këtu për të shprehur mirënjohjet tona, ashtu që të dëshmojmë ashtu si gjithherë respektin e ndërsjell, bashkëjetesën ndërfetare dhe bashkëndarjen e ndjenjave të festës, duke uruar Bajramin. Çdo festë është një vetëdije e njeriut për t’u nënshtruar para dashurisë që buron nga qielli…. Është një moment i mirë që së bashkë me Naimin, në këtë festë të lutemi edhe për vendin tonë, edhe për politikën tonë, që të qetësohet dhe të marrë përgjegjësi dhe të mos vazhdojmë të flasim kush ka për të pasur pushtet por ku do të çojmë të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha ai.

E, më herët – me rastin e faljes së namazit të Kurban Bajramit, myftiu Tërnava para besimtarëve myslimanë deklaroi se fushata me akuza e urrejtje nuk i shërben të ardhmes së Kosovës.

Këto deklarata të prijësve fetarë erdhën në prag të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 7 qershor në Kosovë, një ditë para hapjes zyrtare të fushatës.

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
LAJMI TJETËR →
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

Lexo edhe

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

38 min më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

1 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

2 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

3 orë më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

3 orë më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

54 min më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

3 orë më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

4 orë më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

4 orë më parë