RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Idrizovë, nxënësit shqiptarë bojkotojnë mësimin

“Unë e kamë emrin Vebushe. Unë dua që te kjo shkolla të mësoj. Nuk dua që të shkoj nëpër tjera shkolla, dua që këtu të mësoj deri në klasën e nëntë”. Shkuan deri tek dera e shkollës fillore Njegosh

nga B.K1 shtator 20211 shtator 2021


“Unë e kamë emrin Vebushe. Unë dua që te kjo shkolla të mësoj. Nuk dua që të shkoj nëpër tjera shkolla, dua që këtu të mësoj deri në klasën e nëntë”.
Shkuan deri tek dera e shkollës fillore Njegosh në Jurumleri.
Nxënësit e fshatit Idrizovë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë mbaruar klasën e pestë, e tani në klasën e gjashtë nuk mund të mësojnë në gjuhën shqipe. Për këtë shkak ata sot bojkotuan mësimin.
Prindërit thonë se funksionarët i shkelën premtimet që i dhanë.
“Paralelja që tash duhet të jetë në klasën e gjashtë, janë 13 nxënës të cilët duhet të vazhdojnë, mirëpo na nuk do pranojmë për me i dërguar në ndonjë vend tjetër, sepse i kemi dërguar dy vjet me radhë duke menduar që ata e respektojnë marrëveshjen. Ne e kemi respektua marrëveshjen si prindër,  ndërsa shteti fatkeqësisht e ka humbur demokracinë”, tha Bajram Bejta – prind.
Prindërit thonë se nuk dinë çfarë të bëjnë, fëmijët duan të mësojnë por nuk kanë kushte.
“Njëherë thonë kena me ndërtuar shkollë, mandej jo nuk mundet, nuk e di çka është problemi”, tha një tjetër prind.
E nxënësit thonë se këtë ditë e pritën me shumë qejf, por sot po rrinë vetëm tek dera e shkollës “Njegosh”.
 “Arsyeja pse po rri  këtu është sepse dua të hapet shkolla e re këtu në Idrizovë dhe të mësojmë të gjithë bashkë me shokët, në vendin tonë e jo të shkojmë nëpër shkolla tjera”, shtoi nxënësi.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Milla Carovska tash e një vit nuk po mundet ta çojë përpara procedurën burokratike për ndërtimin e një shkolle në Idrizovë.
 “Komuna e Gazi babës ka procedurë për përgatitjen e projektit për atë shkollë, projekti deri te ministria e Arsimit deri sot ka kur do të kalojnë të gjithë këto punë teknike, dokumente leje për ndërtim dhe të gjitha këto atje nuk do të ketë asnjë problem”, deklaroi Milla Carovska – ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Prindërit thonë se 80 nxënës janë nga fshati Idrizovë që duan të mësojnë në shqip në shkollën fillore në Njegosh.
Ndërsa për shkak të mungesës së paraleles shqipe nga klasa e 5 deri në të 9 janë detyruar që nxënësit t’i regjistrojnë në shkolla tjera të qytetit./21Media

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë