RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
I dyshuari për sulmin në Gjermani u dorëzua dhe e pranoi krimin
🌍 Bota

I dyshuari për sulmin në Gjermani u dorëzua dhe e pranoi krimin

Policia gjermane tha mëngjesin e së dielës se një burrë 26-vjeçar është dorëzuar në Polici dhe e ka pranuar se është dorasi i sulmit vdekjeprurës me thikë në një festival për shënimin e 650-vjetorit t

nga Kaltrina Berila25 gusht 202425 gusht 2024

Policia gjermane tha mëngjesin e së dielës se një burrë 26-vjeçar është dorëzuar në Polici dhe e ka pranuar se është dorasi i sulmit vdekjeprurës me thikë në një festival për shënimin e 650-vjetorit të qytetit Solingen në perëndim të vendit.

I dyshuari për vrasjen e tre njerëzve dhe plagosjen e tetë të tjerëve të premten, u dorëzua dhe e pranoi krimin, thanë policia dhe prokuroria e Dyseldorfit në një komunikatë të përbashkët.

“Përfshirja e këtij personi është duke u hetuar intensivisht”, thuhet në komunikatë.

Sulmi, për të cilin e mori përgjegjësinë Shteti Islamik, ndodhi të premten në mbrëmje në festivalin ku po shënohej 659-vjetori i qytetit.

I dyshuari është i lidhur me një shtëpi të refugjatëve në Solingen, e cila u bastis nga policia të shtunën, thanë autoritetet.

Shteti Islamik (IS)e përshkroi e përshkroi burrin që e kreu sulmin si një “ushtar i Shtetit Islamik” në një komunikatë të publikuar të shtunën në Telegram.

IS nuk dha dëshmi për ta mbështetur pretendimin e vet. Nuk është e qartë se çfarë lidhjesh mund të ketë pasur sulmuesi me Shtetin Islamik.

Të shtunën, autoritetet e arrestuan një 15-vjeçar nën dyshimin se ai ishte në dijeni për sulmin e planifikuar dhe nuk i kishte njoftuar autoritetet. Policia tha se 15-vjeçari nuk është dorasi.

Markus Caspers, prokuror nga zyra e prokurorisë publike në Dyseldorf, tha të shtunën pasdite në një konferencë se “terrorizmi” nuk mund të përjashtohet nga ky rast, sepse nuk ka motive të tjera dhe sepse viktimat nuk kanë lidhje mes vete.

Sulmi ndodhi të premten pas orës 21:00 kur sulmuesi i theri me thikë disa persona në një shesh në qendër të qytetit.

“Festivali i Shumëllojshmërisë”, i cili shënon përvjetorin e 650-të të qytetit, nisi të premten dhe duhej të mbahej deri të dielën.

Solingeni i ka rreth 160.000 banorë dhe ndodhet afër qyteteve të mëdha Këln dhe Dyseldorf.

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
LAJMI TJETËR →
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

Lexo edhe

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

1 min më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

37 min më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

53 min më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

1 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

2 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

3 orë më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

3 orë më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

4 orë më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

4 orë më parë