RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaShowbiz
Humbin jetën në të njëjtën ditë nëna dhe motra e Mariah Carey
Showbiz

Humbin jetën në të njëjtën ditë nëna dhe motra e Mariah Carey

Nëna e këngëtares Mariah Carey, Patricia dhe motra e saj Alison, vdiqën në të njëjtën ditë gjatë fundjavës. Lajmi u dha nga vetë këngëtarja amerikane në një deklaratë. “Zemra ime është thyer që kam hu

nga Kaltrina Berila27 gusht 202427 gusht 2024

Nëna e këngëtares Mariah Carey, Patricia dhe motra e saj Alison, vdiqën në të njëjtën ditë gjatë fundjavës. Lajmi u dha nga vetë këngëtarja amerikane në një deklaratë.

“Zemra ime është thyer që kam humbur nënën time fundjavën e kaluar. Mjerisht, në një kthesë tragjike të ngjarjeve, motra ime humbi jetën në të njëjtën ditë”, tha Carey të hënën, por pa dhënë detaje të mëtejshme për shkaqet e vdekjes.

Këngëtarja fituese e Grammy tha se ndihej e bekuar që kishte kaluar kohë me nënën një javë para vdekjes së saj dhe kërkoi privatësi.

Nëna e Mariah Carey, Patricia, ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare. Ajo ishte një ish-këngëtare e operës dhe trajnere vokal me origjinë irlandeze-amerikane.

Në kujtimet e Carey-t 2020, The Meaning of Mariah Carey, këngëtarja pesë herë fituese e çmimit Grammy detajoi marrëdhënien e saj të ndërlikuar me nënën e saj, duke thënë se ajo i kishte shkaktuar asaj “shumë dhimbje dhe konfuzion”.

Në një intervistë me Gayle King në vitin 2022, këngëtarja tha se ajo ishte e prekur nga kritikat e nënës së saj kur ishte duke u rritur.

Marrëdhënia e Carey me motrën e saj më të madhe Alison, 63 vjeç, ishte gjithashtu komplekse.

Carey konsiderohet si një nga këngëtaret më të suksesshme në botë.

Kënga e saj e festës All I Want For Christmas Is You është kënga më e shitur e Krishtlindjeve nga një artiste femër e të gjitha kohërave. Ajo mban rekordin për më shumë këngë në Billboard Hot 100 nga një artist solo me 19 këngë, ka shitur mbi 220 milionë disqe në mbarë botën dhe ka shërbyer si gjyqtare në shfaqjen e konkursit American Idol.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

9 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë