
Hoxhaj: Nuk do të marrë pjesë në garë, mbi të gjitha e dua Kosovën
Enver Hoxhaj nga PDK në konventën e kësaj partie ka thënë se nuk do të marrë pjesë në garën për kryetar të kësaj partie. Ai shtoi se do të respektoj vendimin, qëndrimin e PDK-së gjatë konventës së sot
Enver Hoxhaj nga PDK në konventën e kësaj partie ka thënë se nuk do të marrë pjesë në garën për kryetar të kësaj partie.
Ai shtoi se do të respektoj vendimin, qëndrimin e PDK-së gjatë konventës së sotme, teksa shprehu disa fjalë për Kosovën dhe ish krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
“Unë si i tillë nuk marrë pjesë në këtë garë, por duhet të them një gjë do ta respektojë vendimin e juaj, qëndrimin e juaj, orientimin që ju e jepeni sot, kësaj konvente. Mbi të gjitha e dua Kosovën, tani e dua UÇK-në e tani e dua PDK-në, tani Hashimin e Kadrinë, e secilin prej jush në këtë sallë”, deklaroi Hoxhaj./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere






