RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Himara “Nderi i Kombit”

Krahina e Himarës u dekorua me titullin “Nderi i Kombit” Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ishte sot në Himarë, ku nderoi krahinën me dekoratën “Nderi i Kombit”. Dekorata iu dorëzua kryetarit të

nga Egzona Mehmeti6 maj 20176 maj 2017

Krahina e Himarës u dekorua me titullin “Nderi i Kombit”

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ishte sot në Himarë, ku nderoi krahinën me dekoratën “Nderi i Kombit”. Dekorata iu dorëzua kryetarit të bashkisë së Himarës në një aktivitet të zhvilluar në qytetin bregdetar.

Motivacioni që e shoqëron këtë dekoratë është “Për kontributin e shquar në historinë e luftërave të kombit tonë për liri dhe emancipim shoqëror, për traditën e lavdishme, të karakterizuar ndër shekuj nga bujaria dhe besa. Bijtë e saj, me pushkë e penë, kanë ditur të shkruajnë faqe të lavdishme në identitetin tonë kombëtar, dhe të shpalosin vlera të rralla etnofolklorike kulturore”.

Gjithashtu, presidenti Nishani i ka dhënë titullin “Naim Frashëri”, ansamblit artistik “Bejke e Bardhë” të Pilurit si dhe grupin karakteristik të Himarës. Ky titull u dha për ruajtjen e traditës, riteve dhe kostumeve popullore dhe interpretimin e valleve, melodive  të zonës.

Me titujt “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” dhe “Mjeshtër i Madh”, Presidenti Nishani ka nderuar figura të shquara të zonës së Himarës, Lefter Çipa, ndërsa pas vdekjes u nderuan Neço Muka, Odhise Kasneci,  Koço Çakali dhe Dhamiano Bollano.

Presidenti Nishani ka vlerësuar cilësitë mjaft të vyera të njerëzve të zonës së Himarës, si trimërinë, kulturën dhe dashurinë e paepur për arsimin.

Presidenti evokoi ngjarje që lanë gjurmë të pa shlyera në memorien historike të kombit siç ishte pjesëmarrja e himarjotëve në kryengritjen e parë antiosmane në Shqipëri, pas vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, jehona e së cilës mbërriti në oborret e mbretërive të Evropës, apo roli i tyre specifik në lëvizjen dhe kryengritje, organizimi i himarjotëve dhe rezistenca e tyre si dhe angazhimet në Klubin “Labëria” që i dhanë hov të ri përhapjes së shkrimit të shqipes në shtëpitë dhe fshatrat e Himarës.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

4 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

4 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

5 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

5 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

6 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

7 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

8 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

9 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

9 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

10 orë më parë