RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Haziri reagon ndaj deklaratës së Hotit: LDK është e anëtarësisë, jo e funksionarëve
🇽🇰 Kosova

Haziri reagon ndaj deklaratës së Hotit: LDK është e anëtarësisë, jo e funksionarëve

Rezultati në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku LDK është renditur si partia e tretë, ka nxitur pakënaqësi brenda për brenda strukturave të këtij subjekti. Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se p

nga Gentrita Xhemajli18 mars 202518 mars 2025

Rezultati në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku LDK është renditur si partia e tretë, ka nxitur pakënaqësi brenda për brenda strukturave të këtij subjekti.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se pas rezultatit zgjedhor LDK ka nevojë për lidership të ri, duke thënë se kjo është rruga e vetme për të rikthyer besimin në këtë subjekt politik.

E ndaj kësaj deklarate së fundmi ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri.

Haziri në një postim në Facebook ka shkruar se LDK nuk i takon funksionarëve por anëtarësisë.

“Në një ditë si kjo, duhet ritheksuar se LDK nuk i takon funksionarëve, por anëtarësisë saj. Anëtarësia e saj ka vendosur me 19 nëntor 2023 për një mandat të ri të lidershipit. Kryetari i LDK-së, Abdixhiku, erdhi nga një Kuvend i jashtëzakonshëm, si pasojë e rezultatit më të rëndë historik”, ka shkruar Haziri.

Nënkryetari i LDK-së tutje ka shtuar se betejat e fituara nuk ta garantojnë luftën politike, e aq më pak betejat e humbura të atyre që sillen sikur LDK-së i ka ra morti.

“Ky ishte Kuvend i përballimit të situatës së jashtëzakonshme, me frymë unifikuese e me rrugëtim të përbashkët. Ndonëse ishte një fushatë e jashtëzakonshme e një mobilizim i madh, rezultati nuk ishte ai që e deshëm. Por, duhet ta ritheksojmë një të vërtet të madhe se betejat e fituara nuk ta garantojnë luftën politike, e aq më pak betejat e humbura të atyre që sillen sikur LDK-së i ka ra morti”, ka shkruar Haziri.

Hoti pas rezultatit të zgjedhjeve: LDK ka nevojë për lidership të ri

“Përplasje brenda LDK-së”, Muhaxheri: Nuk ka kuptim të shkarkohet kryetari kur LDK ka rritje 70%

Takimi Hamza- Abdixhiku, Avdyli: Tendencë e dështuar, të takohen për kafe edhe pas formimit të Qeverisë Kurti

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

13 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

14 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë