RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hargreaves ngjitet në majën e Bistrës bashkë me pjesëtarët e FSK-së

nga Gentrita Xhemajli25 shtator 2025
Hargreaves ngjitet në majën e Bistrës bashkë me pjesëtarët e FSK-së

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, njofton se është ngjitur në majën e Bistrës (2651m), së bashku me pjesëtarët e FSK-së që kanë diplomuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ushtarët britanikë në Kosovë.

Ngjitjen në majën e Bistrës, ambasadori e përshkruan si më poshtë:

“Një ditë vërtet e këndshme sot duke u ngjitur në Bistra (2651m), maja ime e 7-të nga 20 majat e Kosovës…#kosovo20peakschallenge. Këtë herë ishte kënaqësi të bashkohesha me anëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, të diplomuar nga Akademia Ushtarake britanisë, dhe ekipin e mbrojtjes të Britanisë që aktualisht është në Kosovë. Një mënyrë e shkëlqyer për të përfunduar javën pas një kontributi të shkëlqyer akademik në trajnimin e lidershipit të FSK-së nga Dr. Dorian Minors nga Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst”.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →