
FSK realizon trajnim për operacionet e materieve të rrezikshme
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar së fundmi në kazermën “Evropianet e Rinj” në Pomozotin trajnimin “Operacionet e Materieve të Rrezikshme – Niveli Teknik”. Pjesëtarët e FSK-së
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar së fundmi në kazermën “Evropianet e Rinj” në Pomozotin trajnimin “Operacionet e Materieve të Rrezikshme – Niveli Teknik”.
Pjesëtarët e FSK-së në këtë trajnim kanë fituar njohuri për përdorimin dhe teknikat e pajisjeve, zbulimin e prezencës dhe për teknikat mbrojtëse ndaj materieve të rrezikshme.
“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Defense Threat Reduction Agency ( DTRA) SHBA, Instruktorët e Kompanisë së Materieve të Rrezikshme nën monitorimin e instruktorëve amerikan kanë realizuar trajnimin “Operacionet e Materieve të Rrezikshme- Niveli Teknik”. Qëllimi i trajnimit ishte të bëjë aftësimin e personelit që të reagoj në incidente me materie të rrezikshme, me qëllim zbatimin ose mbështetjen e veprimeve për të mbrojtur jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.”, është shkruar në faqen zyrtare të FSK-së në Facebook./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





