Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Nuk është kiamet që ushtarët e lirisë po shkojnë në Hagë

nga Kaltrina Berila11 dhjetor 2018

Deri më tani katër të ftuar nga Specialja

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është bërë nami se disa nga ish-bashkëluftëtarët e tij janë ftuar në Hagë nga Gjykata Speciale.

Haradinaj është pyetur nga gazetarët për ftesat e reja që kanë ardhur për Rrustem Mustafën dhe Sami Lushtakun dhe disa tjerë, por ai tha se “nuk është kiamet për ushtarët e lirisë, shkojnë, kthehen”.

“Nuk është kiamet i madh, por lutem që të kthehen”, tha Haradinaj.

Deri më tani nga Gjykata Speciale janë ftuar Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti dhe Sami Lushtaku.

Zyra e Prokurorit të Specializuar merret me hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe veprave tjera penale, në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, në të cilin thuhet  që gjoja se krimet i kanë kryer pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë periudhës 1998 deri në vitin 2000./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →