Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Rënia e lirisë së medias në Kosovë pasojë e frikës dhe kontrollit politik

nga B G2 maj 2025
Haradinaj: Rënia e lirisë së medias në Kosovë pasojë e frikës dhe kontrollit politik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se rënia e lirisë së medias në Kosovë nuk është rastësi. Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të e frikës, kontrollit dhe arrogancës politike.

“Liria e shtypit është fituar me sakrificë. Nuk duhet kurrë të shkëmbehet me heshtje. Kjo nuk është mënyra si nderohet lufta për liri. Një qeveri që ka frikë nga kritika, ka frikë nga populli i vet.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kosova është renditur e 99-të nga 180 shtete në Indeksin e Lirisë së Shtypit nga Reporterët pa Kufij. Kosova ka rënë 24 vende më poshtë se vitin e kaluar./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →