Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hapet në kohë qendra me e madhe e votimit në veri të Mitrovicës

nga Egzona Mehmeti17 tetor 2021

Qendra më e madhe e votimit në Veri të Mitrovicës që është shkolla e mesme teknike ‘Mihajllo Petroviq-Allas’, është hapur me kohë për zgjedhjet lokale që po mbahen sot në vendin tonë.
Janë gjithsej 7 qendra në këtë komunë me 23 vendvotime, ndërsa 17 mijë e 721 qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Procesi po zhvillohet normalisht, ndërsa vërehet numër i konsiderueshëm i qytetarëve të cilët kanë dalë në orët e mëngjesit për të votuar.
Ndryshe, Milan Radojeviq i Listës Serbe dhe Erden Atiqi, nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, e cila ka bashkuar të gjitha partitë politike shqiptare në këtë pjesë, janë në garë për mandatin e kryetarit që do të udhëheqë me komunën e Mitrovicës Veriore në katër vitet e ardhshme.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →