Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hapet qendra më e madhe e votimit në Podujevë

nga Egzona Mehmeti17 tetor 2021

Në orën 7:00 është hapur qendra kryesore e votimit në Podujevë numër 1824 në shkollën “Isa Boletini”.
Kryesuesi i kësaj qendre të votimit, Fatmir Berisha tha se qendra është hapur me kohë, pra në orën 7:00 dhe se materialet dhe të gjitha procedurat e tjera janë kryer në kohën dhe mënyrën e duhur.
“Deri tani ka shkuar gjithçka në rregull, materiali ka ardhur kohë. Qendrën e votimit e kam hapur në ora 7:00 ashtu si është e paraparë me ligj dhe shpresoj se do të shkojë gjithçka në rregull”, u shpreh Berisha.
Ai po ashtu bëri të ditur se në këtë qendër të votimit të drejtën e tyre për të votuar do ta shfrytëzojnë 853 votues.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →