Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Greqi, shqiptari kapet duke transportuar drogë natën e Vitit të Ri

nga B.K2 janar 2020

Drogën e kishte fshehur në një çantë shpine

Një shqiptar u arrestua në Greqi, pasi u kap duke transportuar një sasi prej 4.5 kg hashash.

Shqiptari u kap nga policia në Igumenicë, ndërsa sipas mediave helene ai po transportonte më këmbë nga Shqipëria sasinë e drogës.

Ngjarja ndodhi natën e Vitit të Ri, kur policia kapi shqiptarin i cili po hynte në Greqi në mënyrë të paligjshme.

Drogën e kishte fshehur në një çantë shpine dhe e kishte ndarë në tre pako.

Autoritetet arrestuan menjëherë shqiptarin, ndërsa në cilësinë e provës materiale i sekuestruan sasinë e drogës./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →