Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Kapet në flagrancë duke transportuar emigrantë, arrestohet një 44 vjeçar

nga Egzona Mehmeti25 tetor 2022

Një 44 vjeçar sot u arrestua në Fier, sepse u kap në flagrancë, duke transportuar emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Policia e Shtetit informoi se i arrestuari është L. J., 44 vjeç, banues në Delvinë.
“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Savër”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
– L. J., 44 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë  Rrugore Fier, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjet, 4 emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit.”, bëri të ditur Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →