Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Greqi, kapet shqiptari, po kalonte 13 klandestinë afganë

nga RTV212 maj 2017

Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke në afërsi të Kozanit, vetëm pak kilometra larg Kapshpticës

Sipas policisë greke, 46-vjeçari u arrestua pasi në kamionin që ai drejtonte u gjetën të fshehur 13 klandestinë nga Afganistani.

Policia thotë se 46-vjeçari bënte pjesë në një organizatë të trafikimit të emigrantëve nga Greqia në drejtim të vendeve të Europës perëndimore.

Të pyetur nga agjentët, klandestinët thanë se anëtarët e organziatës iu kishin premtuar se do t’i dërgonin në vendet e Perëndimit nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi e në vazhdim në Kroaci, për të arritur në destinacionin e tyre final, Gjermaninë.

Për këtë ata kishin paguar nga 3 mijë deri në 5.000 euro një shtetas iraken dhe dy shqiptarë, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim.  Kamioni me të cilin po bëhej transporti i klandestinëve u sekuestrua, ndërsa gjykata do të vendosë për masën e sigurisë për kamionistin paraditen e së mërkurës.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →