RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjykata vendosi për ish-zyrtarët e Agjencisë së Akreditimit

Ish-zyrtarët e Agjencisë së akreditimit janë shpallur të pafajshëm Dy ish-zyrtarë të lartë të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, Ferdije Zhushi Etemi dhe Basri Muja janë shpallur të pafajshëm nga Gj

nga Venera Grabanica29 janar 201929 janar 2019

Ish-zyrtarët e Agjencisë së akreditimit janë shpallur të pafajshëm

Dy ish-zyrtarë të lartë të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, Ferdije Zhushi Etemi dhe Basri Muja janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë në mungesë provash në akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje, ndërsa i akuzuari tjetër, Armend Muja është liruar meqë vepra penale, për të cilën akuzohej është vjetërsuar.

Ndërsa, për pikat e aktakuzës, në të cilën tre të akuzuarit prokuroria i ngarkonte me veprat penale të shpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe për marrje të ryshfetit në bashkëkryerje, Gjykata ka marrë aktgjykim refuzues pasi që ka ardhur deri te parashkrimi absolut.

Ky është vendimi të cilin e mori trupi gjykues sot në mëngjes në seancën, në të cilën nuk ishin të pranishëm dy të akuzuarit e parë. Procesi gjyqësor është gjykuar nga trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësja, Valbona Musliu Selimaj si dhe dy anëtaret e tjerë të trupit gjykues, gjykatësit Vesel Ismajli e Isuf Makolli.

Më parë aktakuzën e Prokurorisë e ka përfaqësuar prokurori special, Abdurrahim Islami, ndërsa pasiqë ai ndërkohë është pensionuar, lënda i është bartur prokurorit tjetër, Naim Abazit.

Në këtë proces gjyqësor, Basri Muja dhe Ferdije Zhushi ngarkoheshin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje dhe në vazhdim dhe për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerjeje.

Në kohën për të cilën akuzohen, Basri Muja ishte drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ndërsa Ferdije Zhushi, zyrtare e kësaj Agjencie.

Ferdije Zhushi-Etemi që ishte kryetare e Bordit të Agjencisë Kosovare për Akreditim dha dorëheqje nga kjo pozitë në shtator të vitit 2015, pak ditë pasi ndaj saj ishte ngritur aktakuza.

Ajo bashkë me Armend Mujën, një ish-punonjës në UNDP, ishin arrestuar në nëntor të vitit 2014.

Për këtë rast i akuzuar ishte edhe Naim Braha, që ngarkohej për dhënie të ryshfetit, por Brahës i është vjetërsuar lënda. /kallxo.com

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

13 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

14 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

15 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

12 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë