
Gjendet i vdekur 58-vjeçari, ishte në kërkim prej disa ditësh
Gjendet trupi i pajetë i një shtetasi në lumin Buna në Shkodër. Viktima ishte shpallur i humbur pas një kallëzimi të bërë nga bashkëshortja e tij më 8 janar. “Më datë 14.01.2023, në ujërat e lumit Bun
Gjendet trupi i pajetë i një shtetasi në lumin Buna në Shkodër.
Viktima ishte shpallur i humbur pas një kallëzimi të bërë nga bashkëshortja e tij më 8 janar.
“Më datë 14.01.2023, në ujërat e lumit Buna, shërbimet polumbare të FNSH Shkodër kanë gjetur trupin e pajetë të një shtetasi, që dyshohet të jetë 58-vjeçari N. N., banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër. Për shtetasin N. N., më datë 08.01.2023, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, për humbjen e kontakteve me të. Gjatë kontrollit nga familjarët janë gjetur në afërsi të urës së lumit Buna, karroca për invalidë që përdorte ky shtetas dhe aparati celular”, ka thënë Policia.
Vazhdojnë veprimet nga grupi hetimor, për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Më të fundit
Të gjitha →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike




