
Gjendet i vdekur në Brod 19-vjeçari i zhdukur prej dy ditësh
Një 19-vjeçar nga fshati Brod i Shtërpcës është gjetur i vdekur një ditë pasi familjarët kishin raportuar zhdukjen e tij në polici. Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli, poli
Një 19-vjeçar nga fshati Brod i Shtërpcës është gjetur i vdekur një ditë pasi familjarët kishin raportuar zhdukjen e tij në polici.
Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli, policia ndodhet në vendngjarje dhe, nën udhëheqjen e prokurorit, po zhvillon hetimet për zbardhjen e rastit.
“Më datë 10.12.2025, në stacion janë paraqitur familjarët nga fshati Brod, komuna e Shtërpcës, për të raportuar një rast personi të zhdukur, Y. H, ( 19 vjeç ), i cili kishte dalë nga shtëpia më datë 10.12.2025 rreth orës 00:30 dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi dhe nuk dihej për fatin e tij. Është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar hapjen e rastit “Person i zhdukur”. Ndërsa, sot më 11.12.2025 rreh orës 13:20 është gjetur, rreth 1 kilometër larg shtëpisë së tij, në një livadh, pa shenja jete. Vdekja e të cilit është konstatuar nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtërpcë. Ekipe të policisë janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit po e hetojnë rastin”, tha Veseli për mediat.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





