Gjakovari e bën gruan për spital
Viktima kthehet te familja e saj Një grua ka pësuar lëndime trupore si pasojë e dhunës në familje. E gjithë ngjarja kishte filluar pas një mosmarrëveshjeje burrë e grua. Policia ka njoftuar se rasti k
Viktima kthehet te familja e saj
Një grua ka pësuar lëndime trupore si pasojë e dhunës në familje. E gjithë ngjarja kishte filluar pas një mosmarrëveshjeje burrë e grua.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje në mesditë në Gjakovë, ku edhe është arrestuar i dyshuari.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur policia.
Viktima pas procedurave policore me vullnetin e saj ka shkuar te vëllai i saj, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve






