RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
GAP: 57 për qind e bizneseve në pronësi të grave kanë prezencë online
💼 Biznes

GAP: 57 për qind e bizneseve në pronësi të grave kanë prezencë online

Sot, Instituti GAP publikoi raportin e titulluar “Fuqizimi i bizneseve në pronësi të grave dhe pakicave etnike në Kosovë përmes tregtisë elektronike”. Ky raport ofron një analizë të përdorimit të e-tr

nga B G7 mars 20257 mars 2025

Sot, Instituti GAP publikoi raportin e titulluar “Fuqizimi i bizneseve në pronësi të grave dhe pakicave etnike në Kosovë përmes tregtisë elektronike”. Ky raport ofron një analizë të përdorimit të e-tregtisë nga bizneset mikro, të vogla dhe të mesme në pronësi të grave dhe pakicave etnike në Kosovë.

Sipas GAP-it, gjetjet janë bazuar në të dhëna të mbledhura përmes një ankete gjithëpërfshirëse me 757 biznese, si dhe informacione nga fokus grupe dhe intervista individuale të mbajtura me pronarë/e të këtyre bizneseve.

“Gjetjet tregojnë se 57% e bizneseve në pronësi të grave dhe 56% e bizneseve në pronësi të pakicave etnike në Kosovë kanë prezencë online. Megjithatë, jo të gjitha prej tyre e shfrytëzojnë këtë mundësi për tregti elektronike (e-tregti), me vetëm 28% të bizneseve në pronësi të grave dhe 49% të bizneseve në pronësi të pakicave etnike që përfshihen në shitje online. Platformat e rrjeteve sociale mbeten mjetet kryesore për promovim dhe ndërveprim me klientët”, thuhet në raport.

GAP njofton po ashtu se shumica e bizneseve në pronësi të grave dhe pakicave etnike të cilat përdorin tregtinë elektronike operojnë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë.

“Sa i përket gjenerimit të të ardhurave, gjetjet e anketës tregojnë se këto biznese gjenerojnë më pak se 25% të gjithsej të ardhurave të tyre përmes e-tregtisë. Megjithëse pjesëmarrja e tyre në e-tregti po rritet gjithnjë e më shumë, përfitimi përmes e-tregtisë mbetet relativisht i ulët”, thuhet në raport.

Më tej thuhet se raporti gjithashtu thekson se pandemia e COVID-19 ka përshpejtuar ndjeshëm përdorimin e e-tregtisë, me platforma të integruara që ndihmuan në përmirësimin prezencën dhe rritjen e shitjeve për një numër të konsiderueshëm biznesesh.

“Raporti thekson nevojën e vazhdueshme për mbështetje në fusha të tilla si marketingu digjital, zhvillimi i faqeve të internetit dhe përmirësimi i aftësive për menaxhimin e rrjeteve sociale”, thuhet në komunikatë.

Instituti GAP i bën thirrje institucioneve lokale dhe ndërkombëtare për të mbështetur këto biznese përmes programeve të personalizuara të trajnimeve, subvencioneve për shërbime profesionale marketingu dhe lehtësimin e partneriteteve me platforma të e-tregtisë.

“Këto masa do të ndihmojnë në fuqizimin ekonomik të bizneseve të grave dhe pakicave etnike, duke kontribuar në një ekonomi më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë